Sunday, May 12, 2013

Barcoleta

Vaznja 

Mam, a pet kujtohet ajo vaznja qe bajshe dert mes pe thehet? 
Po, pi di. 
Pi tashit s’ki nevoj’ me bajt mo dert..
Sevdija me djalin 

Ni djal i vogel pe ngan nëpër shpi t’mallnnave edhe pi sheh nonen e vet, edhe pi thirr: 
Sevdije, oj Sevdijeeee! 
Sevdija: S’ki nevoj me m’thirr Sevdije kur m’ki non! 
Djali: E di po qkjo shpi e mallnave koka plot nona... 



Motra budallic 

Qysh pe munesh mi thon motres ma t’madhe budallic, pi thot njona djalit t’vet. Shko thuj m’fal, apet s’pi dahet kjo djalit. 
Shkon ky djali edhe I thot motres: Motër m’vjen keq qe je budallic... 



Kush pe ja nis i pari? 

Ni qik 10 vjeqe shkon te nona edhe e vet: A muna me pjell fmi en ket mosh a? 
Natyrisht qe jo, i thot nona. 
Urraa! pisket qika edhe del tu ngajt mu taku me nja tre shok ma t’mdhaj se ajo edhe ju thot: Kush pe ja nis i pari. 



Dëshira 

Pi thot shoki shokit: Me bo met ra mu taku me naj magjistar qfar deshire i kishe lyp me ta plotsu. 
I kisha thon me ma fal shkopin magjik, ja kthen shoki. 



Provimi 

A e dha provimin? 
Jo, rash. 
S’pe t’ves a ra po a e dha provimin. 



Pushka ilire 

Sa kushton qikjo pushk e vjeter? Vet ni turist en ni shitore antike t’Shipnis. 
30 milion lek! Pi thot shitsi. 
Fort shtrejt e paske bre! Turisti. 
Shka pe menon ti, kjo pushk osht e kohes Pirros! Pi thot shitsi. 
Allahile, ku ka pas pushk athere? 
Po bash për qata osht e shtrejt. 



Pllumat 

Pe folin dy plluma en tela te rrymes: 
Besom qe nuk jom i martun! Pi thot pllumi mashkell pllumejkes. 
E shka osht ajo unaz? 
Iiiii, ket unaz en kom e kom pi qe e bajsha posten. 



Dieta 

Shkon ni skelet en ameltore edhe porosit ni torte. 
Kamarieri e vet: A me shllag a pa shllag? 
Normal qe pa shllag! A nuk pi sheh se jom tu majt diet a? I thot skeleti. 



Porosia 

Shkon ni skelet en kafe edhe porosit ni birr edhe ni trrulleks. 
Po trrulleksi shka pet vyn? E vet kamarieri. 
Për mi fshi podin! I thot skeleti. 



Taksi 

Ni skelet qysh osht tu hec nëpër qytet e sheh kerrin e t’deknive edhe ja nis me piskat: 
TAKSI! Për sa pem qon deri n’shpi? 



Dhomt 

Shkojin ni qift pleq en restoran edhe plaki porosit biftek e plaka sup. 
Mas ja i gjys ore edhe ni her porosisin, plaki sup e plaka biftek. 
Po pse nuk I porositet en fillim dy supa e tash ju kisha pru biftekat? Pe ju thot kamarieri! 
Problemi osht qe i perdorim ni par dhom! I përgjigjen pleqt. 



Dashnia e vllaznive 

Dy vllazen pe rrijin bashk kur vllavi vogel ja nis mu anku: 
Aaa, nuk shtyhet jeta kshtu, spe kom nafakë.... 
Vllavi i madh: Ti e din qe jeten e jap për ty, mi pas dy kerre njonin ta jap ty, mi pas dy shpija njonen ta lo ty. 
Vllavi i vogel: A mes e ki ni cigare? 
Vllavi i madh: Viq dy t’funit em kan met e duhna mi rujt për veti. 



Shanca e Bjondines 

En ni kfiz special për Bjondina kur ti vjen rradha njones per mu përgjigj en pytjen sa bojin 3 herë 4 Bjondina thot: 7 
Gabim!!! I thot spikeri. 
Edhe ni shans, edhe ni shans! - Ja nisin me piskat Bjondinat qera. 
Mir, sa bojin 2 herë 4? 
Bjondina pi thot: 6 
Perseri Gabim! - Thot Spikeri 
Apet bjondinat qera: Edhe ni shans, edhe ni shans! 
Mir, sa bojin 3 herë 3! 
9 përgjigjet Bjondina. 
Edhe ni shans edhe ni shans - Ja nisin apet Bjondinat tjera. 



Sistemi i Frymëmarrjes 

Shkon nji bjondinte doktorri me vokmena n’vesh. 
Heki ato sene pi veshve! I thot Doktorri. 
Bjondina: Jo, se nuk muj me jetu pa to. 
Bohet nervoz doktorri edhe ja hek me zor e bjondina ja nis mes me marr frym. 
Kur ti vnon vokmenat en vesh Doktorri e Nin ni zo: merr frym, lsho frymen, merr frym, lsho frymen, merr frym, lsho frymen... 



Sahati 

Mixh, a mes di sa osht sahati? Pi vet ni fmi plakin. 
Po, e di! I thot plaki. 



Hona 

Do fmi pe shtyhen me fjel se qfar ngjyre ka hona. 
Jo e sarit, jo e portkallt... 
E shohin tu kalu ni pijanec edhe e vesin: T’i niri, qfar ngjyre ka hona? 
A e para a e dyta? Ju thot pijaneci. 
Truni 

Njoni pe don mi ndru trunin e vet edhe shkon en spital. Do kirurg i thojin: Viq dy lloje na kan met, tru t’shahistit edhe t’politikanit. I pari bon 500 euro e i dyti 50 euro. 
Cili osht ma i ri? 
I politikanit osht i paperdoren hiq. 



Senet e hupne 

Mirdita! A mani sene t’hupne. 
Jo, viq t’gjetne. 



Gruja me grip 

Shka ki qe ji ra mazun? Pi vet njoni shokin e vet. 
Em ka dek gruja! Pi thot ky tipi. 
Pi shkafit. 
Pi Gripit! 
Pi gripit? Le mer mes baj dert se I kalon. 



Paret e Birres 

Hin ni shoqni en kafiq edhe njoni pe thot: 
Shka pe doni me pi, un paguj. 
Krejt lypin birra perveq Hajdarit qe tha mu n’van te birres ami paret. 



Shkrimtart 

Takohen dy shkrimtarë. 
Shka pe shkrun kohve t’funit? 
Jom ka e shkruj ditarin, koleg. 
Po a? A mes je ardh te ajo dita qe mi pate marr nja 100 marka borxh. 



Hotel Tirana 

En Hotel Tirana n’7 te mengjesit e qojin ni mysafir pi gjumit puntort e hotelit. 
Qu pi gjumit o jaran. 
Nuk ju kom porosit me m’qu pi gjumit. Mysafiri. 
Po qu se erdh vakti me honger mengjes e na duhet çarshafi i krevetit ton mi qit en tavolin t’restoranit. 



Nazmija e Avnija ne New York 

Nazmija e Avnija shkojn en New York edhe e marrin banesen en katin 100. 
Dalin me ble dishka en qytet e tu hyp shkallve Nazmija i thot Avnis: 
Kom me t’kallxu dishka. 
Le n’katin e 70 Pi thot Avnija. 
Kur mrrijin n’katin e 70 Avnija i thot: Fol! 
I kom harru qilsat en vetsherbim. 
Nisen me zhdryp teposht, Kur mrrijin n’katin e 30 nazmija apet: 
Kom me t’kallxu dishka. 
Le m’kallxon kur t’zhdrrypim posht. 
Kur t’dalin te hymja e baneses Avnija i thot Nazmis: 
Kallxom tash shka deshte. 
Kum bo hajgare. 



Fëmijët e përbashkt 

Fmijt e Avnis tu lujt dalin en aborr t’Nazmis e Avnis i vjen e keq e del te Nazmija: 
M’fal se ishin kon hi fmijt e mi en aborr tonin me lujt. 
S’ka gejle bre kujshi se... fmijt e tu jon edhe t’mit. 



Bjondinat... 

Dy bjondina pi kqyrin ni film en televizor. 
Pa njo pa dy njona qohet e nal televizorin e i thot shoqes: 
Pi nali pak se pe shkoj deri n’baj e nuk pe du me m’ik kurgjo. 



Polici dhe Autobusi 

Ni gru pi pret autobusin bashk me djalin e vet 6 vjeç, e ngat ksej grus edhe ni polic e pritke autobusin. 
Masi qe u vanu autobusi ky djali pi vet nonen e vet: Pse u vanu autobusi? 
Paj u bo pa la e shoferi viq shkoi mi la e kthehet fill. 
Edhe pak djali i merziten tu prit e vet nonen: 
Shka u bo hala s’erdh? - Qe se viq shkoj mi ndrru gumat e vjen? U munoke mi mashtrru kjo djalin. 
Kur e Nivi polici e kapi nervoza e tha: Ah nonen shoferit po a bash qetash gjeti mi la autobusin a? 



Kasino 

Dy shok dalin pi kasinos, njoni viq me brek e qetri cullak. 
Viq ni san ta pranoj, i thot ky qe osht cullak, me tvertet pi din kohen kur duhesh mi nal ponten. 



Amerikani e shkau 

Ishin kon tu fol ni amerikan edhe ni shka (serb). Amerikani pi thot: 
N’ma kallxofsh ni rren me t’shpejt pe ti fali 10 dollar. 
Un jom qen, pi thot shkau. 
Hupe. Rren thash. 



Kontratat 

Ni menaxher i Coca Cola`s shkon te papa edhe ja ofron 100.000$ nese lutjen Buken tonë të përditshme falna sot mi kthy ne Coca Cola-n tone të perditshme falna sot. Sekretari i Papes kurqysh nuk pranon, ky tipi ja rrit oferten en 200.000$... 500.000$ apet sekretari kundër. Dikur i thot: 
Per 1.000.000$ mes em ndrro. 
Shef, kur na kalon kontrata me furren e bukes? 



Puntori i nëndetses 

Dy t’burgosen pe bisedojin: Për shka t’kan denu? Pe vet njoni. 
Paj e kom thy ni dritare en pun. 
Po a, e ku ki punu? 
En nëndetse. 



Paret e njejta 

Per shka t’shtin n’burg? Pi vet ni i burgosen shokin e dhomes 
Palidhje, en gjyq em than kishe shteti pe prodhojke pare si t’miat. 



Pederi 

Naluni se ju vrasim! Ju piskatshin polict do hejnave tu i njek po ata s’ju vnojshin veshin e viq ngajshin. 
Naluni bre pedera! Desh plesi njoni polic pi nervozes... 
Njoni nalet edhe ju thot shokve: Ikni ju se mu m’pa. 



Xhepi 

Njoni shkon cullak en kafe dhe kur t’vjen kamarieri edhe masi qe ta merr porosin nuk ja dan syt. 
Shka mi ki hap syt? E vet ky tipi cullak. 
Jo viq pet kqyri ku munesh mi pas paret. 



Marko Van Basten dhe polici shiptar 

Shkon Marko Van Basten n’Shipni edhe tu hec neper Tiran bjen en ni grop teper t’fell edhe lyp ndihm. Kalon ni polic edhe vet: 
Kush osht bre? 
Marko Van Basten. 
30$ I thot polici nese don me dal. 
E pse bash 30? 
Se 10$ osht ndihma për person. 



Sahati te na... 

Ni turist pi vet njonin: Sa u bo sahati? 
12 i nates. 
Po a? Menova mes u bo ma shum! 
Valla te na nuk bohet ma shum se apet pi 1-shit ja nis! 



Denimi 

Ni gjykats pi thot ni plakit: Zotni je i denun 10 vjet. 
Po un 88 i kam, ja nisi mu anku ky plaki. 
Po mir de maj veq sa te jesh gjall se kur t’desish nuk t’majim mo. 



Sheji n’b**** dhe shokt e burrit 

Burri pi thot grus vet: 
Gru shum mir t’ka operu qaj kirurgi, ai sheji në b*** nuk osht ka t’dallohet mo? 
Po mer e di. Krejt shokt tu qeshtu pem thojin. 



Polici 

Ni polic i SHPK-s pi nal njonin e pi ngermohet: 
O qorr a nuk pi sheh driten e kuqe n’semafor a? 
Po mer burr po ty nuk t’pash. 
Supa dhe nona 

Ni djal shaki ulet me honger buk me baben e vet. E kërkon supen e ja nisin mi qit syt lot pi supes nxet. 
Pse pe kan? Pi thot baba i vet. 
Mu kujtu nona e dekne. 
Edhe baba i vet e kërkon supen e ja nisin mi qit syt lot. 
Pse pe kan? Pi vet tash djali baben. 
Mu kujtu nona jote se çfar kupili ma ka lon. 



Napoloni dhe Studenti 

Njoni hin en provim edhe e vet profesori: Qysh e ka pas emnin mreti ma i suksesshëm francez? 
Nuk e di! I përgjigjet studenti. 
Napolon Bonaparta! Thot profesori. 
Studenti niset me dal jasht. 
Kah ja ki msy? E vet profesori. 
M’fal se menova qe pi thirr kandidatin qeter. 



Shatorri 

Ni qift del en piknik edhe naten flejin en shatorr. N’gjys t’nates e qon gruja burrin dhe pi thot: 
Kqyr tenelt shka pe sheh? 
Pi shoh honen, yjet thot djali ty desht mu bo romantik... 
Mer trrullan a nuk pi sheh qe na kan vjedh shatorrin a?! 



Bukt e ftofta 

Shkon ni fmij me ble buk edhe pi vet furraxhin: 
A keni buk bajat? 
Po. 
E pse nuk pi gjuni? 



Nazmija e Avnija n’korze 

Ishin kon Nazmija e Avnija edhe përnat dilshin n’korze. Ni dit bike shi edhe vendosen mi bo korzen en shpi. Ja nisin me shetit her knej her anej. Tu shetit Nazmija pe ja lidh shuplak Avnis. 
Bohet nervoz Avnija: O biri i kurves , po shka t’bona qe ma hine? 
I kthehet Nazmija: A nuk pi sheh ton ky milet tu shetit a? Mes shaj palidhje se e han edhe qetren. 



Mullungat dhe shpija 

Ni pijanec e nal njonin n’rrug edhe pi vet: Sa mullunga i kom en kry? 
Pesë, i thot kalimtari. 
Eh, d.m.th. edhe tre bandera i kom edhe mrriva n’shpi. 



Me komfor dhe pa komfor 

Ni turist shkon mi marr ni dhom me qira edhe e vet ni puntore t’re qe punojke aty: 
Qfar dallimi ka dhoma me komfor dhe pa komfor. 
Ne dhomat pa komfor shërben gjyshja jeme! - I përgjigjet puntorja. 



Marrveshja 

N’autobus hijin tre hejna edhe thojin: 
Tash kena me ju marr paret edhe me ju dhunu. Kur shka me pa, krejt plaka autobusi. 
Ni hajn qeter thot: Jo, viq paret pi marrim. 
NUK E PATEM QESHTU MARRVESHJEN – piskaten plakat. 



25-50 

Goni kthehet pi shkolles i përgjaken. 
A apet koket rreh a? - Po, me Ardianin. 
A t’kom thon me nxheh deri n’50 para se mu përla? – I thot nona e vet. 
Po, po Ardianit nona e vet i kish pas thon me nxheh deri n’25. 



Mosha e gjyshes 

Gjyshe sa vjet i ki? – e vet mesa gjyshen. 
Valla qaq shum mu kan bo sa nuk i di mo? 
Po pse nuk pi kqyl n’blek, se n’blekt e mija shklun pi tli vjeqe deli n’katel. 



Puntort 

Sa puntor punojin en sipërmarrjen e juj? – e vet polici financiar shefin e sipërmarrjes. 
Viq ni e katerta – përgjigjet shefi. 
Malazezt dhe gurt 

Para dyqin vjete ankohen malazezt te mreti i tyne se pe ju marrin boshnjakt gur. 
S’ka gejle se kemi boll gur. Por mas ni kohe apet pe ankohen malazezt: 
Boshnjakt se kan meNen me na lon asni guri? Po shka pe ju vyn gurt vlla? – i vet mreti. 
O s’pe na vyjin gurt po e kemi dertin qe me bo dal toka ska kush mi punu... 



Nazmija e Avnija n’kinema 

Shkojin Nazmija e Avnija mi kqyr ni film en kinema. Diku ka mesi i filmit dalin dy vet tu bo gara me kerre e Nazmija e Avnija lidhen me ka 100 € se a kan me bo ndeshje a jo? 
Nejse, aktort bojin ndeshje edhe Avnija ja jep paret Nazmis, po kur t’maron filmi, tu dal jasht Nazmija i thot Avnis: 
Merri paret, se nuk pe muj me t’i marr se e kom pa ket film edhe ni her ma përpara. 
Aiiii, edhe un e kom pa dy her ma përpara po menova qe heren e 3 jan mush men edhe nuk ndeshen... 



Mali i Zi dhe lufta me Kinen 

Mlidhet Gjukanoviçi (kryetari i Malit t’Zi) me gjeneralat e vet edhe e shqyrtojin mnyren qysh mi pushtu Kinen edhe lyp mi kallxu ku osht Kina. Ni gjeneral e merr harten edhe ja nis tak tak tak tak ja kallxn kufijt e Kines. 
Uha, po e madhe koka. Mir, sa banor i ka? – thot Gjukanoviçi. 
1 miliard. 
Qyqy, po qysh ja bojim hallit mi varros ton ata njerz? 



Kina VS Mali Zi 

Bohet qysh bohet edhe Mali i Zi i shpall luft Kines. Mlidhet Xiang Xemini(kryetari i Kines) me gjeneralat e vet edhe ju thot „ Ku osht mer ky far Mali i Zi“ Ni gjeneral e merr harten edhe pe ja kallxon ni pik t’vogel n’hart. 
Sa banor i ka? 
600.000 
Qoni ja dy mahalla – urdhnon kryetari. 



Lufta e Malit Zi me Ameriken 

Mali i Zi bjen en gjendje t’keqe ekonomike edhe mlidhet parlamenti për mi diskutu ket pun. Njoni qohet e thot: 
Pi shpallim luft Amerikes, ata na pushtojin e masnej na japin Nihma. 
E shka me bo mi pushtu na ata? – deputeti qeter. 



Lutja 

Bjen en guj ni malazez edhe ja nis mu lut. Kalon njoni edhe e vet: Shka ki mer qe pi lutesh zotit? 
Qfar t’lutni mer, pi falenderona qe nuk e ka bo Malin e Zi t’rrafsht? 
E Pse? 
At’her ishim duht mi punu token. 



Tenkat e Shipnis 

Mlidhet parlamenti i Shipnis për me vendos qysh mi nihmu luften e UçK-s edhe ni deputet qohet e thot: Pe ju japim ni tenk. 
Qohet qetri e thot: 
Masi qe na nuk jemi ne luft pe ju japim te dyjat. 



Dilli 

Qfar t’mire kemi pi Diellit? – bon pytje profesori i gjeografis. Qohet njoni edhe thot: 
N’t’vërtet kurrfar t’mire s’kemi pi Diellit se naten nuk bon drit e diten kshtu-ashtu osht drit. 



Malazezi dhe paret 

Ni malazez Nin qe n’Amerik fitohen paret viq me shetit rrugve, fluturojin paret. 
Sa t’shkon n’Amerik e sheh ni kese me pare n’tok po duhet mu ul për mi marr edhe menohet mir e thot: 
Se kom meNen me ja nis punen pi dites parë. 



Gabimi 

A osht e vërtet qe djali yt me ni shkelm e ka rrxu lisin? 
Po, se e ka shkel pedalin e gazit tu menu qe ka shkel kushnicen. 



Patlixhonat 

Shkon ni djal i vogel te pemshitsi edhe i thot: 
Ami 5 kg patlixhona po ami t,vogjel se nuk muj me bajt ron. 



Profesioni (Alfabeti) 

Gjykatsi e vet të pandehurin: 
Gjykatsi: Qfar profesioni ki? 
I pandehuri: Jom analfabet! 
Gjykatsi: Mir, thuje alfabetin. 



Gjyshi 

Njoni thot: 
Gjyshi m’ka thon mes me shku nëpër klube t’striptizit se nuk bon mi pa? 
Qyqy! E shka kokan senet qe nuk bon mi pa? – habiten shokt. 
Gjyshin. 



Japan me zor 

Pe folin dy djem: A mes je japan? 
Jo, nuk jom. - A je i sigurt? - Po. 
E mes e ki prejardhjen japane? O jo pot thom. 
Nashta je pak? - Mir, a pe thut ti. Japan jom. 
E pse nuk i ki syt e ngrehen. 



Sahati n’New York 

En New York e vesin njonin: 
A pe don me ble sahat? Po, çfare? – i vet ky tipi I interesun. 
Shshshsht, se ai hala e ka n’dor. 



Plaçkitsi 

En 12 t’nates bon telefoni en stacion t’policis edhe Nihet ni zo i femnes: 
Em ka hi ni person i panjoher n’banes, ju kisha lut me ardh mi marr nesër ka ora 10. 



Qeli me flok 

Ni mjek thirr en stacion t’policis edhe ju thot: Ni budall i rrezikshem u ik pi spitalit. 
Po a? Qysh doket? - Osht qel, i ka flokt e gat. Thot Doktori 
Qysh muNet mu kon qel edhe mi pas flokt e gat? – bohet nervoz polici. 
Po a t’thash qe osht budall. 



Jastyki 

Dy budall pe bohen gati me flejt edhe njoni pi merr ni cev. 
Po cevi shka pe t’vyn. 
Për mi qit kryt? 
A nuk e ki pak fort a? 
Po mes mi pas mush me pamuk un ma heret. 



E keshnja 

Ni budall keshke sa mujke edhe qatypari pi kalon ni koleg: 
Shka ki qe pe kesh kaq shum? 
O mu kujtu ni shtos qe nuk e kom dit. 



Drita dhe ndërtesa 

Dy budall dojshin me hyp en ni ndërtes t’nelt po kurqysh nuk mujshin. 
Njoni thot: Pi lshoj driten e litrikit un e ti kapu per drit e hyp. 
Po a? E me bo mi nal ti litrikin ku mu majt un?! 



Jo fer 

Ni budall e vet shokin e vet: Shka kam ne grusht? 
Mickojë. - Jo. 
Mizë. - Apet nuk ja qëllove. 
Ani pra koka qan. Aiii, a e pa a? – nervozohet budalla. 



Uji i Bazenit 

Ni budall pin pak uj n’bazen edhe i thot budalles qeter: 
Hiq i omel ky uji i bazenit, boll çudi, pak ma heret ja qita ni kokerr sheqer. 
Po nuk u omelzu nashta qe nuk e ki përzi. – ja priti budalla qeter. 



Piloti i arratisur 

Pe kalon ni aeroplan i mushen spic njerz përmi spital t’budallve edhe piloti pe ja nis me kesh me t’madhe. 
Shka ka me kesh? – e vet pilotin stjuardesa. 
Pe keshi kur pi shoh ton ata njerz jun mledh viq pse jom ik unë. 



Mosha 

Ni plak milioner 70 vjeqe martohet me ni qik t’re 18 vjeqe. 
Qysh mujte mu martu me ni qik t’re edhe kaq t’bukur? – e vet ni shok i veti. 
Po un nuk jom budall mi pranu qe i kom 70 vjeqe po i thash qe jom i smut edhe i kom 90 vjeqe. 



Tema 

Ajo: A m’don? 
Ai: Po. 
Ajo: A m’merr pra për gru? 
Ai: Nal mes e ndrro temen. 



Puthja e parë 

Nëse un jom femna jote e parë ku pe din me puth kaq mir? – e vet njone dashnorin e ri. 
E nese un jom i pari për ty ku pi din qe pe puthshna mir? 



Martesa dhe autobusi 

Pi sheh Nazmija Avnin n’rrug t’nalen edhe pi vet: 
A u martove ma n’fund a? - Jo valla hala. 
Mir e shka je tu prit? - Autobusin de. 



Gruja binjake 

Njoni pi thot shokit t’vet: Gruja jeme osht binjake. 
Po a? E qysh pi dallon se cilen e ki gru. 
Po binjaki i vet ka mjekerr.

Burri 

Dy shoqe qe s’ishin taku moti pe folin: 
Shum ma i mir pe tu dok’ka burri me tesha t’reja. 
Jo nuk jon teshat e reja po osht burri jam i ri. 



Kush? Un a? 

Ku jeton? – pi vet nënpunsi palen. 
Kush? Un a? - Po Ti. 
N’Bllok t’Ri. 
Shka punon? 
Kush? Un a? - Po Ti. 
Korril. 
Sa vjeq je? 
Kush? Un a? 
Jo un? – i ples mo dikur mulloni nënpunsit. 
Paj s’ti kisha jap ma shum se 40. 



Drini 

Pe folin dy vet: Qysh e ki emnin? 
Drin. 
Si lumi a? 
Po po nuk jom ai. 



Niri n’shatorr 

Ni msuse pi pisket nxansit: T’kom thon mi vizatu shatorrin edhe nirin? 
Po de msuse. 
E ku osht niri? 
Aha, n’shatorr msuse. 



Profesioni ma i lasht 

Katër shok pe bojin fjel se kush e ka profesionin ma t’vjeter. Doktorri thot: 
Niri i pare u kon hazreti Adami, ja kan marr ni bri atij edhe e kan bo hazreti Haven. A nuk osht intervenim kirugjik a? 
Jo, jo – arkitekti – puna e parë u kon krijimi i Tokes. 
Para se mu kriju Toka dikush e ka dhon iden mi largu pi kaosit – tha filozofi. 
Pritni, pritni. E kush e ka bo at kaos? – thot politikani. 



Dhondrri kursys 

Gruja pi thot burrit t’vet tamashqar: 
Burr, qika hini n’dhom t’veten me ni djal, e kan nal driten edhe ju ka ul n’prehen en karrik… 
Qeky dhonderr pe mu përshtatka, edhe pi kursejka rrymen edhe pi përdorka viq ni karrik. 



Mishi i dhomve 

Ni skelet shkon te stomatologi edhe pi vet: 
Ames e kom naj dhom t’prishen? 
Jo. Po mishin e dhomve e ke te smut. 



Xhemperi 

Ni skelet deshti me ble xhemper. 
A pi don me lesh t’but a t’fort? – e vet shitsi. 
Jo, ama me t’but se i forti pe ma grrith lekuren. 



E lanja dhe mytja 

Roja i lumit e sheh njoni tu la en ni pjes qe osht e nalune lamja. 
A nuk pi sheh tabelen qe nalohet e lanja n’ket vaN a? 
Po, po un s’jom ka lana po jom ka mytna. 
Eh, kjo osht muhabet qeter. M’fal qe t’pengova. 



Vorrimi 

U dek Ibrahimi. A pe vjen n’vorrim? – pi vet Nazmija Avnin. 
Valla duhet me shku se mes mi shku nuk em vjen as ai mu. 



Pulat dhe kujshija 

Ni katuNar masi t’kthehet n’shpi pi pazarit pi vet ni kujshi: 
Shka bleve mer? 
Pula, speca, patlixhona… 
E sa pula i bleve? 
Na qëllofsh t’i fali te dyjat. 
MeNon pak kujshija edhe i thot: TRI !!! 



Kuajt 

Dy shok t’ngusht e blejin ka ni kali po nuk dijin kurqysh mi dallu kshtu qe njonija pren jelat po s’shkon java i rriten jelat apet, qetri ja pren bishtin po edhe bishti i rritet shpejt. S’dishin shka me bo, dikur njoni thot : 
Pi masim e pi kqyrim cili osht ma i roN, edhe masnej i dallojim. 
Tu bo gati mi mat njoni pi tyne thot: 
S’paskem hiq nevoj mi mat, se kali i bardhe koka ma i trash se kali i zi.
Lindja n’spital 

Ku je le? – e vesin njoni. 
En spital? 
Mo bre. E shka pate? 



Bankieri i ri 

Hin ni budall me punu n’bank arkatar, e për mi provu a e din ket pun a jo ja japin 100€ mi nxheh. I nxhen deri n’58 edhe i len paret përmi tavolin. 
Shka u bo? – pi vet ni kolege. 
Po, masi qe deri qetu jon tamon edhe deri n’fund jon. 



Letra 

Kujne pi shkrun leter? – e vet arsimtari nxansin budall. 
Vetit. 
E shka pe shkrun n’leter. 
Nuk e di se hala se kom marr. 



Data 

Qfar date osht sot? 
Kqyre n’gazeten qe e ki n’dor. 
Nuk ja vlen se osht e djeshit. 



Ora e vjedhjes... 

Shkon njoni n’stacion t’policis edhe deklaron: 
Ma kan vjedh kuleten... 
E kur ta kan vjedh? 
Nuk e di se ma vjedhen edhe sahatin. 



Baskijat 

Ni puntor budall ngulke baskija en ni ndërtes. 
Po pse kaq shum baskija pe gjun en tok? – e vet kryepuntori. 
Paj shumica e kishin kryt en onen e kundërt. 



...kur t’sosen bohen 10€... 

Shkon njoni n’autopjes edhe pi vet shitsin: 
A keni kërrpa për xhoma t’kerreve? 
Po. 
Sa kushtojin? 
15€. 
Po tri dugoj ma posht pe bojshin ka 10€. 
E pse nuk pe shkon mi ble atje? 
Po ju kishin sos. 
Mir edhe neve kur t’na sosen i bojim 10€. 
Ani pra dokna kur t’ju sosen. 



Tabllat 

Thirr njoni n’polici edhe pe ju thot: 
Ma vjedhen kerrin para shpis… 
A mes i pa hejnat, qysh doken..? 
Jo , po për fat ju morra numrin e tabllave. 



Vena 

Shkon njoni n’restoran edhe porosity ni litër ven. 
A t’bardh a t’zez? – e vet kamarieri. 
S’ka ransi se jom i verbt. 



Vetmija e burrit 

Zonjë, a muNesh me na tregu a ka fol najher burri juj vet me veti? – e vet neuropsikiatri grun e pacientit. 
Nuk e di, se kurr nuk m’ka ra me kon me burrin kur u kon vetem. 



Sheji 

Dy budall shkojin me zon peshqi edhe kan shum fat n’peshkim. Qysh jon tu peshku njoni qohet edhe kcen n’det edhe mas 20 sekondave apet del. 
Shka deshte mër qe kceve? 
Kceva e e bona ni X nër anije qe kur t’vijim nesër me dit peshqit qe jemi na. 
Po a e din qe nesër kena me ardh me anije qeter?! – ja kthen budalla qeter. 



Qeni analfabet 

Ni budall e vet ni koleg i veti: 
Shka je ka rrin mërzitshëm? 
Em hupi qeni. 
Pse nuk pi qet n’gazet? - munohet mi nihmu kolega. 
Nuk ja vlen se e kom qenin analfabet. 



Fija e qibritit 

Kjo fije e qibritit kurqysh nuk pe dhezet. 
E pse? 
Nuk e di, po ma heret dhezi me t’paren. 



Dallimi 

Njoni don me ja jap djalit t’vet ni leter mi postu edhe e vet për siguri: 
A e din dallimin e postes me kontejner? 
Jo. 
Ani pra nuk pe ta jap letren mi qu n’post. 



Telefoni dhe vesht 

Shkon ni dit boshnjaki n’pun me zavoja n’vesh. E shohin kolegt e s’ju rrihet pa e vet: 
Shka ti gjet vesht? 
Kurgjo mer, qysh kesh tu hekuros boni telefoni e e kapa hitin n’van te telefonit e u djega... 
Po veshin qeter? 
Thash ta thiri Ndihmen e parë. 



Kryt e boshnjakit 

Bjen ni boshnjak pi katit t’10 me kry n’tok edhe pshton. I thojin gazetart: 
Qysh osht e mundshme, a muNesh mi përsërit? 
Po, viq nese m’garantoni qe apet bij me kry. 



Veshi 

Ni mjeshtrit tu punu n’skele n’kat t’5-t ja kpusin pahiri veshin me motor-sharr edhe i bjen veshi posht. 
Kqyrmani veshin qaty bre mes e kom? – ju thot puntorve qe ishin posht. 
Hallakat, hallakat, dikur njoni e gjon ni vesh edhe i thot: 
A mes osht qky? - Jo mer i jemi e ka pas edhe lapsin. – përgjigjet puntori. 



Kabrioleti 

Dy budall dalin pi kerrit edhe masi qe i mshelin dyrt njoni thot: 
Kuku na meten qilsat mreNa. 
Pi thejim xhomen. – thot budalla qeter. 
Jo mer. 
Ani pra bon dishka ma shpejt se na ka met tavani i kabrioletit qel e osht ka don me ja nis shi. 



Deshira e budalles 

I denojin tre vet me ka 20 vjet burg po para se m shti n’burg i vesin se qfar dëshire pe kan qef me ju plotsu. I pari lyp me ja qu ni gru n’burg, i dyti lyp me ja pru ni telefon e i treti qe ish budall e lyp ni cigare. 
Shkojin qysh shkojin 20 vjet edhe i pari shkon n’shpi me ja 10 fmij, i dyti shkonme 1.000.000 $ se ka kry pun me telefon sa u kon n’burg e i treti sa t’del n’rrug e vet njonin: 
A mes ki shkreps? 



Fija e mir 

Ni budall e merr ni fije t’qibritit, nuk muNet mi dhez edhe e hup, e merr edhe njo qeter po as ata nuk muNet mi dhez, kur ta merr t’treten i dhez: 
Qekjo koka e mir - menon budalla – qeta pi ruj. 



Nënshkrimi 

Ni budallic shkon n’hotel edhe n’librin qe u duhke me nënshkru e shkrun ni “O”. 
E pse nuk pi bon shejin „+“? – e vet recepcionisti. 
Paj deri von qashtu e kom bo, po masi qe jom çkunorzu e kom marr apet mbiemnin e babes. 



Deshira e manjakit 

Disa njerz t’egjër i zojin tre vet. Vjen kryesori i t’egjrive edhe pe jup urdhen: 
Rjepni edhe me lekurat e tyne boni tupana po mas pari plotsojuni ka ni dëshir. 
Ja plotsojn t’parit deshiren edhe ja rjepin lekuren, edhe t’dytit qashtu e i treti si deshir t’funit e lyp me ja pru ni thik. E merr thiken edhe pe ja nis mi rjep lekuren e vet krejt edhe ju thot: 
Qetash hajde boni tupani me lekur t’temen. 



Plani 

E bojin dy budall planin qysh mi thy banken. 
Maspari e thejim deren, e mysim rojen edhe i marrim paret. 
Kur shkojin te banka e shohin deren e qelne edhe s’ka roje. 
Aaaa, apet na dështoi plani. 



Plani për pushim 

Ni familje pi bon plan ku me shku për pushime verore... 
Un isha shku diku ku s’jom kon kurr – thot djali. 
Shum kallaj, shko te frizeri i grave – e kshillon baba. 



Datat ma t’randsishme 

Dy datat ma t’njoftne n’historin e njerzimit: 
Me 1641 p.e.s. egjiptiant e kan zbulu sholen e WC-s . 
E me 1741 t’eres son francezt ja kan qel ni vrim. 



Apet ... a? 

Mas luftes atomik pshtojin viq dy majmuna burr e gru. Del gruja me gjet ushqim edhe nuk gjon kurgjo përveq ni molle. Kur t’kthehet me moll n’dor esheh majmuni qeter edhe i thot: 
A apet pi fillimit me ja nis a? 



Kolega dhe romani 

Ni shkrimtar e rujke kufomen e koleges vet edhe thot vet me veti: 
Eeee, i ngrati, me pas jetu viq edhe 10 dit kish mujt mi lexu librin tam ma t’ri. 

No comments:

Post a Comment